Lideri i opozitës ruse në gjendje të rëndë, dyshohet të jetë helmuar

0
28

Lideri i opozitës ruse Aleksej Navalny ësht ënë gjendje kome në spital, teksa dyshohet të jetë helmuar, ka thënë zëdhënësja e tij,

Lideri i fushatës antikorrupsion është ndjerë keq gjatë një udhëtimi me avion i cili bëri ulje të detyruar në Omsk. Zëdhënësja e tij tha se dyshojnë se atij i kanë hedhur diçka në çcaj. Një burim nga spitali konfirmoi se Navalny është në gjendje të rëndë. 44-vjeçari është një nga kritiëkt kryesorë të presidentit rus Vladimir Putin.

Në qershor ai quajti votimet për reformat kushtetuese si një “grusht shteti” dhe “një dhunim i Kushtetutës”. Reformat i dhanë mundësi Putin të qëndrojë në detyrë dhe për dy mandate të tjerë.

Leave a Reply