Trafikonin qenie njerzore/ Zbulohen dy shtëpi ku mbaheshin 13 fëmijë nga Shqipëria

0
34

Policia e Kosovës ka gjetur 26 persona, prej tyre 13 fëmijë në dy shtëpi në Prishtinë ku dyshohej se trafikoheshin qenie njerëzore.

Në mesin e këtyre personave është gjetur edhe 21 vjeçari me iniciale M.S., i cili ishte duke bashkëjetuar me një 13 vjeçare nga Greqia.

Policia e Kosovës ka arrestuar 21 vjeçarin ndërsa viktimës i është ofruar strehim dhe trajtim sipas Proceduarve Standarde Vepruese të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore. Po ashtu, përmes ILEC-ut është njoftuar zyra greke në Prishtinë për shtetasen e tyre.

Ndërsa 24 persona të tjerë janë gjetur në dy shtëpitë e kontrolluara, të cilët janë kthyer në Shqipëri.

“Policia e Kosovës, gjegjësisht: Sektori Qendror për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, të përkrahur nga zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale-Prishtinë, më 18.08.2020, me urdhër të gjykatës kanë kontrolluar dy lokacioneve (shtëpi) në Prishtinë, me qëllim të verifikimit të informacioneve se në ato shtëpi qëndrojnë disa shtetas të huaj, të cilët mund të ishin viktima potenciale të trafikimit me qenie njerëzore. Policia, në ato dy lokacione ka hasur në 26 (njëzet e gjashtë) persona, prej tyre 13 fëmijë, të cilët ishin kryesisht në lidhje familjare dhe vinin nga Shqipëria”, thuhet në deklaratën e policisë.

Leave a Reply