Google search engine
Home Politike Protestuesit e kanë akuzuar për arrogancë, Rama “iu lëshohet” socialistëve: Prandaj nuk...

Protestuesit e kanë akuzuar për arrogancë, Rama “iu lëshohet” socialistëve: Prandaj nuk “zënë vend” të vërtetat tona…

0
21

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar mënyrën se si Partia Socialiste ka komunikuar me qytetarët, duke pranuar se shumë prej mesazheve të mazhorancës janë perceptuar si arrogante.

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar, Rama tha se fitorja me 83 mandate është njëkohësisht bekim dhe mallkim.

“Pas fitores së madhe që na dha 83 mandate, e kam thënë në disa takime të brendshme me ju, ajo fitore është mallkim aq sa bekim. Bekim sepse na dha forcën të vijojmë transformimin me mbështetjen e popullit, por mallkim spes efitoret e mëdha e kthejnë në mbipeshë të përjetuar keq çdo përplasje mes realitetit dhe pritshmërisë së qytetarëve.

U kemi të drejtë të ankohemi pse gjykohemi, por duhet të pranojmë atë që dhemb më shumë, faktet tona shpesh nuk dëgjohen sepse përjetohen si arrogancë, jo se janë të rreme, por sepse edhe kur jepen jepen pa empati. Një e vërtetë e thënë me arrogancë, mund të humbasë përballë një gënjeshtre të thënë me empati”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here