Inter kalon lehtësisht Shakhtarin dhe përballet me Sevilla-n në finalen e Europa League

0
28

Inter ka shpartalluar 5-0 Shakhar Donetsk për të kapur finalen e Europa League League. Zikaltërit kanë qenë të papërmbajtshëm në gjysmëfinalen e Merkur Spiel-Arena pa tifoza.

Në pjesën e parë zikaltërit u mjaftuan me 1 gol të Martinez, kurse në pjesën e dytë të besuarit e Conte-s ishin të papërmbajtshëm. Duke përfituar nga gabimet e ukrainasve dhe nga brishtësia e mbrojtjes kundërshtare, Ambrosio dyfishoi shifrat kurse Martinez siguroi fitoren dhe dopietën personale.

Por Lukaku ishte i papërmbajtshëm dhe në 6 minuta shënoi dy herë në portën e kapitenit vetern Pyatov. Inter ka shansin të fitojë një trofe këtë sezon, por përballë do të ketë një ekip të vështirë, e konsideruar madje ‘eksperte’ e Europa League si Sevilla.

Spanjollët cinikë mposhtën me përmbysje Manchester United-in dhe kërkojnë një tjetër sukses në Europa League.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj