Atentat 23- vjeçarit në Shkodër, e qëllojnë me breshëri automatiku pranë një marketi, dyshohet se e vrau vëllai i shokut

0
69

Një 23- vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e 17 gushtit në Shkodër pasi u qëllua me breshëri automatiku. Gazetari Senaq Nikshiqi jep detaje nga ngjarja e rëndë në qytetin verior teksa bëhet fjalë për Gledis Krajën i cili është qëlluar pranë një marketi në lagjen Perash.

Mësohet se fillimisht Kraja ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Lajmi për vdekjen e tij konfirmohet nga burimet policore. Kraja kishte marrë plagë të rënda në trup dhe nuk ka mundur t’i përballojë dot duke i shkaktuar vdekjen. Ndërkohë Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, Sebastian Smakaj, vëllai i vogël i të cilit dyshohet të jetë shok me viktimën.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes që çuan në vrasjen e të riut teksa qëllimi me automatik ka ndodhur nga një mjet në një tjetër. Policia ndërkohë vijon punën për kapjen e Smakajt, i vetmi i dyshuar si autor dhe i përfshirë në këtë ngjarje.

Leave a Reply