Çudirat e Ministrisë së Diasporës, Majko ua faturon vartësve tenderin për lojën “Mos u nxeh”, por shtohen pikëpyetjet

0
49

Çudirat në ministritë dhe institucione publike nuk kanë të sosur. Ndryshe nga çdo vend europian, vetëm në Shqipëri ndodh që në polikë hyn me pantallona teritali dhe del me vila e makina luksoze. E gjithë kjo për shkak të babëzisë me tenderat. Pak muaj më partë eshte denoncuar një tender të çuditshëm të Ministrisë së Diasporës, e cila kishte porositur qeleshe në kohë pandemie. Por së fundmi në media është denoncuar një tjetër tender akoma dhe më qesharak. Qendra e Botimeve për Diasporën ka shpallur “Ftesën për ofertë”, me objekt “Shumëfishimin e lojës “Mos u nxeh” për 4 qytete, me nga 500 kopje për çdo qytet”. Por paradoksi është se asnjë prej lojërave nuk do të shpërndahet te shqiptarët e diasporës. Ato janë porositur për 4 qytete të Shqipërisë që do të përfitojnë secila nga 500 lojëra të tilla, përkatësisht Tirana, Korça, Shkodra dhe Gjirokastra. Gjithsesi, ky tender ka ngritur disa pikëpyetje në lidhje me zhvillimin e tij, ndërkohë që dihet se diaspora shqiptare e ka pasur thuajse të pamundur të vijë në Shqipëri për shkak të kufizimeve të lëvizjeve, masa këto parandaluese për shpërndarjen e koronavirusit. Reagimet në media kanë qenë të shumta dhe dje ka reaguar dhe ministri Majko, i cili e ka interpretuar si një sulm nga brenda PS. Por nga ana tjetër ka hequr përgjegjësinë nga vetja duke thënë se Qendra e Botimeve të Diasporës ka buxhet më vete. “Agjencitë përgjegjëse për diasporën (në rastin konkret Qendra e Botimeve për Diasporën) e menaxhojnë buxhetin e tyre mbi vendimmarrje të këshillave drejtues, të cilët përbëhen nga përfaqësues nga ministri të ndryshme. Për “lodrën” dhe “lodërtarët” e lojës në fjalë Qendra e Botimeve ka dhënë një sqarim publik që prej katër ditësh në faqen e saj” shkruan Majko. Ndërsa në reagimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën thuhet se – “Loja “Mos u nxeh” është pjesë e koleksionit me mjete didaktike të hartuara nga Organizata jofitimprurëse “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”, dhe bën pjesë në koleksionin “E ka kush e ka”, i mbështetur nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit në kuadër të programit kombëtar “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë”.

Leave a Reply