Profesori i njohur në Britaninë e Madhe: Virusi thjesht i ka afruar vdekjet me disa javë. Kanë humbur jetën më pak njerëz se zakonisht

0
46

Një nga profesorët më të njohur në Britaninë e Madhe shprehet se koronavirusi po ekzagjerohet në botë.

Ai tha se ky është një infeksion i keq që ‘thjesht i ka afruar vdekjet me pak javë’.

Profesori u shpreh se izolimi i qeverisë u aplikua nga këshillat e disa shkencëtarëve mendjengushtë. Kjo rrezikoi të shkatërronte industrinë, lirinë dhe privatësinë në vend.

Robert Dingwall tha se të dhënat tregojnë se 80 përqind e viktimave kishin sëmundje të tjera që kufizojnë jetëgjatësinë.

“Koronavirusin e kanë lidhur me rreth 50 mijë vdekje në 16 javët e parë të pandemisë në Britani- por rreth 1 mijë njerëz vdesin normalisht çdo javë. Gjatë pesë javëve të fundit, kanë vdekur më pak se zakonisht. Covid-19 vetëm sa e ka ofruar vdekjen me disa javë ose muaj”.

“Teksa disa njerëz do sëmuren rëndë dhe do vdesin, shumica e kalojnë pa probleme”.

“Pas gjashtë muajsh në pandemi, ne kemi mësuar se ajo nuk do e shkatërrojë jetën në planet. Është një infeksion i keq dhe çdo vdekje përfaqëson një humbje për dikë të dashur nga dikush. Por është koha për një ndjenjë proporcioni”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj