Sherr me shishe e sende të forta në Elbasan/ Vdes i dyshuari për disa vrasje me pagesë

0
690

Një tjetër vrasje është regjistruar në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit, rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se dyshohet se Florian Lamçja është qëlluar me sende të forta. Po ashtu ka dyshime se Lamçe, me precedent, është i dyshuar për disa vrasje me pagesë.

Kujtojmë se mbrëmë në Elbasan u vra me thikë edhe 23 vjeçari Regis Runaj.

NJOFTIMI I POLICISE
Në orët të para të mëngjesit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan. Shtetasi F.L., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here