Historia e bujshme Haklajve/ Kush është mjeku shqiptar që do luajë rolin e Fatmirit

0
874

Një serial me 4 episode, i cili e merr subjektin nga ngjarjet e bujshme në Tropojë gjatë viteve 1990-2000, me në qendër familjen Hakaj, pritet të publikohet së shpejti. Seriali do të ketë titullin “Haklaj” dhe ideatorët janë një regjisor suedezo-amerikan në bashkëpunim me një regjisor shqiptar nga Kosova.

Regjisorët kanë vendosur që rolin e personazhit kryesor, atë të Fatmir Haklajt, ta luajë mjeku shqiptar, Jurgen Malaj. Pas shumë kandidaturave ata përzgjodhën pikërisht Jurgenin, për shkak të pamjes fizike të ngjashme me Fatmir Haklajn, por edhe për karakterin e qëndrimin e njëjtë.

Fatmir Haklaj
Në serialin “Haklaj” do të marrin pjesë aktorë të shumtë nga trevat shqiptare dhe mendohet se do të mbetet si një dëshmi për zbardhjen e plotë të dosjes “Tropoja” nga autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Në film do të pasqyrohet realiteti shqiptar i atyre viteve, lu fta e përgjakshme e ha km arrjes ndërmjet fiseve shqiptare të nxitur edhe nga politika e kohës. Thuhet se pavarësisht se ky film do të mbajë titullin “Haklaj” nuk do të shërbejë si palë për familjen e njohur nga Tropoja, por si dëshmi dhe nxitje për të hequr dorë nga gja kma rrja.

Për të krijuar filmin, në formën e donacioneve janë mbledhur deri më tani 32 milionë dollarë, ndërkohë data për nisjen e xhirimeve nuk është vendosur ende. Sa i përket aktorit protagonist, Jurgen Malaj, ai ka lindur në Fier në vitin 1990 dhe është diplomuar në Tiranë për Mjekësi. Aktualisht shqiptari jeton dhe punon prej disa vitesh në Suedi, së bashku me familjen e tij, pikërisht në të njëjtin vend ku jetojnë edhe të mbijetuarit e familjes. Ka qënë vetë ai që ka paralajmëruar projektin me anë të një statusi në rrjetin e tij social, Facebook. Megjithatë ai është shprehur se ende nuk e ka vendosur nëse do të veshë “kostumin” e Fatmirit.

Qëndrimi i Jurgen Malajt

Së pari, dua të falenderoj regjisorët dhe stafin realizues për propozimin dhe vlerësimin dashamirës të tyre për të më besuar mua rolin e personazhit kryesor të filmit ‘’Haklaj’’, atë të Fatmir Haklaj.
Së dyti, lajmi u bë publik, ndoshta përpara kohe, për hatër të transparencës si dhe për të dëshmuar se unë dhe organizata, që unë përfaqësoj NUK kemi bërë asnjë pazar apo marrëveshje për këtë çështje. Por, thjeshtë kam marrë një propozim të sinqertë dhe sigurisht, që unë do të konsultohem gjerësisht me njerezit, që kanë ndikim dhe rol në jetën time. Si përfundim, vendimi përfundimtar më përket mua për shkak se propozimi më është bërë mua.

Ekskluzive-Intervista e plotë/ Flet Shota e Haklajve: Ju tregoj ...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here