Trazirat në SHBA për vrasjen e George Floyd/ Ish presidenti Barack Obama del me apelin e fortë për protestuesit

0
40

Barack Obama ka shtuar zërin e tij duke mbështetur protestat paqësore në SHBA ndërsa citonte fjalët e vëllait të George Floyd duke dënuar dhunën, që sipas tij ‘dëmton vetë komunitetet që protestat supozohet të ndihmojnë’.

Në një ese të publikuar online ish-presidenti shtonte se një ‘minorancë e vogël’ ishin përfshirë në dhunë gjatë protestave duke u distancuar nga kauza e tyre.

Më pas ai ripublikoi videon e Terrence Floyd vëllait të viktimës, teksa fliste në një ceremoni në kujtim të George në Minneapolis i cili i kujtonte protestuesve ta bënin këtë ‘në një tjetër mënyrë …duke votuar’.

Në fjalimin e tij emocionues Terrence tha: “E kuptoj që jeni të zemëruar por nuk jeni të zemëruar sa unë. Por unë nuk jam duke hedhur në erë dyqane, nuk po ngatërroj komunitetin, kështu që ju nuk kemi përse e bëni këtë”.

Në esenë e tij Obama mbështeste fjalët e Terrence duke shkruar se dhuna ‘ndihmon në shkatërrimin e zonave urbane që shpesh kanë mungesa fondesh dhe investimesh’.

Eseja e Obama vjen tre ditë pasi ai kishte mbështetur plotësisht zemërimin dhe protestat për vrasjen e George Floyd, dhe nuk kishte përmendur natyrën e dhunshme të lëvizjes.

“Protesta ndaj këtij brutaliteti është e drejtë dhe e nevojshme, por djegia e komuniteteve dhe shkatërrimi jo”, shtonte presidenti i parë afro-amerikan i SHBA.

Leave a Reply