“Skena ishte kaotike, tulla, xhama të thyer”/ Kaos e dhunë pranë selisë së CNN, raportimi i gazetarit nga brenda godinës

0
318

Protesta për të kërkuar drejtësi për vdekjen e njeriut me ngjyrë George Floyd kanë shpërthyer dhe përpara godinës së CNN në Georgia të Atlantës të premten në mbrëmje.

“Tulla, xhama të thyer dhe mbishkrime janë ato që kanë mbetur pas kësaj proteste” tregohen në pamjet e CNN.

Madje ndaj efektivëve janë hedhur dhe fishekzjarre.

“Skena ishte kaotike. Të paktën dy oficerë policie janë plagosur gjatë demonstrative”  raportoi nga vendngjarja gazetari I CNN, Nick Valencia. Protesta e cila nisi paqësore u bë e dhunshme më pas. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here