Presidenti amerikan me dorë të hekurt kundër “social”, nuk toleron cenimin e lirisë së shprehjes, gati dekreti me kufizime

0
248

Presidenti amerikan, Donald Trump është gati të firmosë një dekret që përmban disa kufizime për rrjetet sociale. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, pa zbuluar detaje të mëtejshme.

Njoftimi erdhi pasi Trump akuzoi mediat sociale, kryesisht “Twitter”, që i kishte korrigjuar dy postime, për shtypje të zërit të konservatorëve, duke kërcënuar madje me mbylljen e tyre.

“Kompanitë e mëdha hi-tech po bëjnë gjithçka kanë në dorë për të censuruar zgjedhjet 2020. Nëse kjo do të ndodhë, do të humbin lirinë tonë dhe unë nuk do të lejoj që kjo të ndodhë”, -shkroi Trump në “Twitter”, duke shtuar: “E provuan në vitin 2016 dhe humbën. Tani do të çmenden”.

Shtëpia e Bardhë po përgatit një urdhër ekzekutiv për të reduktuar imunitetin që gëzojnë rrjetet sociale për përmbajtjet e faqeve të tyre, duke i mbrojtur nga kauza të mundshme. Masa do ta bënte më të lehtë për autoritetet rregullatore (në këtë rast Komisioni Federal i Tregtisë) të ndërhyjnë për të konstatuar nëse kompani të tilla si “Twitter”, “Facebook”, “Google” dhe “Youtube” shtypin lirinë e shprehjes kur pezullojnë përdoruesit ose anulojnë postimet e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here