“E vështirë por do ta transformojmë sistemin”/ Rama bën premtimin e madh: Do ta ndërtojmë me forcat tona!

0
306

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë ka premtuar ndër të tjera se do të ndërtohet shumë shpejt Skavica.

Rama theksoi se Skavica do jetë një vepër e vështirë, por do të jetë madhështore dhe mjaft e rëndësishme për zhvillimin e vendit.

“HEC-i i Skavicës do të ndërtohet nga shteti. Qeveria po sheh mundësinë për një investim të madh të huaj në energjinë me erë. Përveç Skavicës, ka edhe projekte të tjera. Shumë shpejt do të materializojmë këtë investim.

Projekti do jetë shumë shpejt në realitet. Faleminderit atyre që bënë të mundur këtë projekt. Falënderoj ministren dhe ndihmëset e saj, falënderoj edhe sipërmarrësit e huaj për ndihmën e pakursyer”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here