Drejtoresha e Tatimeve jep afatin e fundit për aplikimin e pagave të luftës

0
314

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha se vetëm gjatë periudhës mars-prill janë larguar nga puna rreth 38 mijë individë dhe se të gjithë bizneset dhe individët që nuk kanë përfituar nga paga e luftës duke të aplikojnë deri më datën 5 qershor.

“Kemi ndjekur procesin e ankesave nga individë apo tatim paguesit që nuk kanë mundur të aplikojnë ose përfitojnë nga paketa e dytë. Janë rreth 38 mijë individë që janë larguar nga puna në periudhën mars-prill për COVID-19, kemi bërë të mundur që të përfitojnë nga paga e luftës. Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve do të afishojë në faqen e vet të gjithë tatim-paguesit do jenë përfitues të këtij ndryshimi si edhe individët. Kanë kohë që të aplikojnë deri në datën 5 qershor siç ka qene edhe procedura e aplikimit për paketën e dytë. Mbas datën 5 qershor nëse bizneset nuk aplikojnë pagën e luftës do ia kalojmë të gjithë individëve që duhet të përfitojnë duke arritur në vlerën e 170 mijë personave,”- u shpreh Ibrahimaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here