Shembja e teatrit/ Ish-ambasador i Shqipërisë në Hollande tregon rastin konkret se çfarë ndodhi në Hagë

0
311

Fatos Tarifa, ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA duke folur për debatin e ditëve të fundit për shembjen e Teatrit Kombëtar, tha se edhe në qendrën e Hagës u shemb teatri i vjetër dhe u bë i ri.
Në emisionin “Arena”, Tarifa u shpreh kundër zërave që thonë se pas Teatrit do ngrihen kulla, pasi sipas tij ato janë ndërtesa moderne.

“Teatri nuk është ndërtesa po shpirti estetik që na dha. Ne u rritëm me këtë Teatër. Unë nuk e di nëse rekuizita e Teatrit u shkatërrua. Për mua zhvillimi është i pandashëm.

Na Hagë 2 vite më parë u shemb ndërtesa e vjetër e Teatrit me një vendim këshillit bashkiak u ndërtua një teatër i ri. Jam dakord për një Teatër të ri, ku ndërtesa luan të njëjtin funksion.

Gjithmonë ka zhvillim. Qendra e Hagës është bërë si New York. Unë jam kundër atyre që thonë se do ngremë kulla, këto janë ndërtesa moderne. Nuk jam kundër ndërtimit të kullave”, u shpreh Fatos Tarifa, ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA dhe Hollande.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here