Shkencëtarët triumfojnë në nxjerrjen e armës specifike për të bllokuar Covid-19, parashikimi për të dalë në treg më herët nga sa ishte menduar

0
46

I pari u zbulua në mes të marsit dhe në më pak se dy muaj antitrupat monoklonal, ose më saktë molekulat e fokusuara kundër koronavirusit, janë më shumë se një premtim, janë armët inteligjente dhe specifike për të bllokuar virusin SarsCov2, që në Itali po përgatitet eksperimentimi.

“Jemi ndër të parët në botë që po përgatisin një medikament monoklonal i nxjerrë nga gjaku i pacientëve konvaleshentë, që furnizohet nga “Spallanzani””, -deklaroi Rino Rappuoli, shkencëtar dhe shefi i “Enternal R&D” i vaksinës Gsk, e cila po zhvillohet pranë fondacionit “Toscana Life Sciences”.

Nga gjaku i pacientëve po merren antitrupat, tashmë janë izoluar shumë, me shpresën për të filluar fazën e prodhimit për t’i përdorur në fushën klinike, rreth fundit të vitit, ose në muajt e parë të 2021-shit. Ky mund të jetë i pari medikament kundër Covid-19 dhe mendohet t’u jepet direkt të sëmurëve, po ashtu edhe operatorëve shëndetësorë.

Po ashtu në Itali, një tjetër grup shkencëtarësh po kërkon autorizim për eksperimentin klinik të tre antitrupave monoklonal sintetikë, të aftë për të bllokuar proteinën Spike, arma kryesore me të cilën koronavirusi pushton qelizat.

Sipas shkencëtarëve, antitrupat monoklonalë mund të jenë medikamenti i parë inteligjent kundër virusit dhe nuk janë në konkurrim me vaksinën. Antitrupat, në fakt, janë medikamentet e destinuara për ata që janë prekur nga sëmundja, ndërsa vaksina është për individët e shëndetshëm. Për studiuesit, ka rëndësi që medikamenti të dalë në tetor, kur arrin i ftohti dhe që mund të ketë rritje të numri të personave me Covid-19.

Leave a Reply