Eurovizioni këtë vit është zhvilluar virtualisht për shkak të koronavirusit. Bëhet me dije se Islanda është shpallur fituese e festivalit ndërkombëtar Eurovizion, me shumë më pak shikues nga sa spektakli ka patur çdo vit. Grupi “Daði og Gagnamagnið”, përfaqësues i Islandës me këngën “Think about things”, fitoi festivalin. Në 5 vendet e para u renditën Islanda, Lituania, Rusia, Suedia dhe Belgjika.
Këngëtarja shqiptare Arilena Ara, u paraqit me audion e këngës “Fall from the sky” në natën e dytë të festivalit, pasi nuk ia kishte dalë që të realizonte festivalin. Ara u kualifikua në finale në vendin e fundit me 63 pikë, 26 nga juria dhe 37 pikë nga televotimi.