Pse në Ballkan dhe Skandinavi ka më pak viktima/ Publikohet studimi, shkencëtarët tregojnë arsyen

0
374

Studiuesit e Universitetit të Gentit në Belgjikë besojnë se ndryshimet gjenetike midis banorëve mund të shpjegojnë pse Ballkani dhe Skandinavia kanë më pak jetë të humbura, raporton gazeta belge La Libre.

Ekspertët kanë arritur në përfundimin se ashpërsia e pandemisë ndikohet nga karakteristika të caktuara gjenetike.

Ata gjetën një lidhje midis gjenit ACE1 dhe zhvillimit të koronavirusit dhe arritën në përfundimin se sa më shumë njerëz në një vend kanë polimorfizmin D të atij gjeni, aq më pak vdekje ka nga sëmundja COVID-19 në atë vend.

Polimorfizmi është shfaqja e varianteve të shumta të të njëjtit gjen brenda një popullate të vetme.

“Sa më tej shkojmë në Evropë, në lindje, aq më e zakonshme është polimorfizmi DE ACE1”, shpjegoi Prof. Joris Delanghe, që gjithashtu tregoi se ashpërsia e epidemisë po shihet duke zbritur nga Europa Perëndimore në atë Qendrore dhe Lindore.

Shkencëtarët vlerësojnë se deri në 41 përqind të ndryshimeve në ashpërsinë e një pandemie në vendet e veçanta mund të shpjegohen nga incidenca e polimorfizmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here