Analizat serologjike të besueshme/ 100% e pacientëve të testuar kishin fituar antitrupa kundër COVID-19

0
54

Një studim kinez i Universitetit Chongqing ka dalë në konkluzionin se 100% e pacientëve të testuar me testime serologjike IgG kanë fituar antitrupa kundër COVID-19.

Në Kinë janë testuar 285 pacientë që e kanë kaluar Sars- Cov-2 dhe të gjithë dolën me imunitet të fituar ndaj COVID-19.

Lajmin e bën të ditur virologu Roberto Burioni i cili thotë se “Pacientët e shëruar nga COVID-19 prodhojnë antitrupa, dhe kjo e bën shumë të efektshme analizat serologjikedhe nëse anti-trupat janë mbrojtëse atëhere kjo premton shumë për imunitetin”.

Pra sipas studimit të publikuar në Nature Medicine analizat serologjike janë të besueshme, dhe ato mund të përdoren për të identifikuar personat që e kanë kaluar COVID-19 pa simptoma.

Leave a Reply