Koronavirusi ikën vetë/ Vjen deklarata e shkencëtarit Isaac Ben Israel: Ja kur pritet të ndodhë!

0
302

Edhe pse SHBA është shteti më i prekur me rreth 1 milion raste dhe mbi 55 000 viktima dhe pritet që papunësia deri në fund të prillit të arrijë deri në 16%, shumë shtete amerikane kanë vendosur t’i zbusin masat izoluese. Ndërkohë kufizimet e lëvizjes në Spanjë, një nga shtetet më të prekura evropiane, janë zbutur duke i lënë fëmijët të dilnin jashtë për të parën herë pas 6 javësh. Spanja ka pasur një nga izolimet më rigoroze në Evropë, por autoritetet janë optimist se së shpejti do t’i lejojnë të gjithë qytetarët të dalin jashtë.

“Times of Israel” ka botuar një deklaratë të studiuesit Isaac Ben Israel me titullin “Fundi i rritjes eksponenciale, rënia e përhapjes së koronavirusit”, që jep shpresa të mëdha.

Ai mbron idenë se pavarësisht politikave dhe masave izoluese që ka marrë çdo vend, kudo është vënë re një tendencë e ngjashme e sëmundjes: shtim i shpejtë i infeksioneve të cilat mbërrijnë pikun pas gjashtë javësh, dhe nga java e tetë, nis rënia e kurbës.

Studiuesi e ka diskutuar edhe më parë idenë e tij se përhapja e koronavirusi fashitet pas 70 ditësh kudo ku ai godet. Në studimin e tij, shkencëtari shqyrtoi zhvillimin e sëmundjes në shtetin hebre që nga fillimi i saj përpara 56 ditësh ( 8 javësh). Piku duket ka dy javë që ka kaluar, dhe rënia pritet të vazhdojë edhe përgjatë dy javëve të tjera.

Sipas analizës së bërë, ky trend shihet edhe në vende të tjera, duke si përfshirë ato që kanë vendosur karantina të forta e kanë paralizuar ekonominë, ashtu edhe ato që kanë vazhduar jetën si normalisht, me disa masa më të lehta. “Të dhënat”, thuhet në shkrim, “tregojnë se politika e bllokimit mund të ndalet brenda disa ditësh dhe të zëvendësohet nga një politikë e distancimit të moderuar shoqëror”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here