Universitetit i Kembrixhit nxjerr studimin/ Hidhet poshtë çfarë ështe zbuluar deri tani

0
296

Koronavirusi mund të ketë filluar të përhapet në mes të muajit shtator. Madje, Wuhan mund të mos jetë vendi ku ka filluar pandemia, sipas shkencëtarëve. Një ekip i studiuesve të Universitetit të Kembrixhit po përpiqen të gjurmojnë burimin e virusit duke hartuar historinë e tij gjenetike për të identifikuar personin e parë që ishte infektuar.

Dr.Peter Forster dhe ekipi i tij gjithashtu kanë mbledhur të dhëna se shpërthimi duket se ka filluar midis 13 shtatorit dhe 7 dhjetorit.Më pas, virusi ka kaluar në mutacione gjenetike, në Kinë, Australi dhe Europë. Studiuesit hartuan historinë gjenetike të infeksionit nga dhjetori deri në mars dhe gjetën tre variante të dallueshme, por të lidhura ngushtë , tipi A, B, dhe C.

Tipi A besohet se është varianti më i afërt me atë që u gjet në lakuriqin e natës dhe mendohet se është gjenomi origjinal i virusit njerëzor.Ndërsa autoritetet australiane po përpiqen të gjejnë një kurë për virusin origjinal, i cili u zhvillua nga kafshët, ata po luftojnë gjithashtu me mutacion i njohur si tipi C.Tipi B ishte gjithashtu mbizotërues në pjesë të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës.Sipas Dr. Forster, deri në 17 janar, pothuajse të gjitha variantet e koronaviruseve të gjetura në Ëuhan ishin tipi B.

Dr. Forster dhe ekipi i tij tregojnë:

Shpërthimi i koronavirusit filloi diku midis 13 shtatorit dhe 7 dhjetorit.Më pas ka një vazhdimësi të mutacionit, prandaj ka gjasa që vlerësimi i kohës së përhapjes së pandemisë të jetë i gabuar. Metodat e përdorura për të gjurmuar migrimin parahistorik të njerëzve u përshtatën për të ndjekur përhapjen e virusit Covid 19.Virusi mund të ketë kaluar nga lakuriqi i natës tek njerëzit, me anë të një kafshe ndërmjetëse.
Burimi: DailyMai

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here