Asteroidi me madhësinë e malit Everest/ Do të kalojë afër Tokës por do ketë ‘vendosur maskën’, ja çfarë shkruan Daily Mail

0
271

Në javën e ardhshme në afërsi të tokës do të fluturojë një asteroid me madhësinë e malit Everest. Astronautët kanë kapur një foto të objektit ndërsa lëviz drejt planetit tonë. Observatori Arecibo në Porto Riko kapi një imazh radar të asteroidit 1998 OR2 që do të kalojë Brenda 6.2 kilometra largësi prej nesh më 29 prill, raporton Daily Mail.

“TeamRadar dhe stafi i Vëzhgimit NAIC po marrin masat e duhura të sigurisë derisa vazhdojnë vëzhgimet. Këtë javë ne kemi qenë duke vëzhguar asteroidin 1998 OR2, i cili duket sikur ka maskë”, thuhet në një deklaratë të NAIC.

Asteroidi u zbulua për herë të parë nga NASA në 1998, dhe thuhet se është ‘mjaft i madh për të shkaktuar efekte globale’ nëse do të godiste Tokën, por agjencia hapësinore amerikane thotë se nuk ekziston një mundësi e tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here