Shkon në 21 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri, ndërron jetë ish boksieri

0
344

Ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve nga sëmundja e Covid-19, ish-boksieri Skënder Kurti.

Kurti është viktima e 21-të në Shqipëri nga koronavirusi COVID-19.

Njoftimi i MSH:

‘Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv 61-vjeçari me inicialet S.K., i shtruar prej 20 ditësh në spital, në gjendje të rëndë, i intubuar. Më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi. 
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19″, njofton Ministria. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here