Maska duket se është shndërruar në objektin më të kërkuar të momentit. Shtetet e Bashkuara akuzohen për konfiskimin e 200 mijë maskave të prodhuara për Gjermaninë, në një akt që është dënuar si pirateri moderne. Qeveria e Berlinit tha se ngarkesa me maskat e prodhuara në SHBA, ishte konfiskuar në Bangkok. Sipas ministrisë së Brendshme, maskat ishin porositur nga forcat policore të Berlinit, por nuk mbërritën kurrë në destinacion.
Autoritetet gjermane i bënë thirrje administratës Trump t’i përmbahet rregullave të tregtisë globale. Kompania amerikane që i prodhoi, “3M”, u ndalua të eksportojë pajisjet mjekësore në vendetë tjera mbi bazën e një ligji të kohës së luftës me Korenë, i aktivizuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Ndërsa njoftoi hyrjen në fuqi të ligjit të luftës ditën e premte, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se pajisjet mjekësore nevojiteshin brenda vendit, sipas A2.
Autoritetet gjermane i bënë thirrje administratës Trump t’i përmbahet rregullave të tregtisë globale. Kompania amerikane që i prodhoi, “3M”, u ndalua të eksportojë pajisjet mjekësore në vendetë tjera mbi bazën e një ligji të kohës së luftës me Korenë, i aktivizuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Ndërsa njoftoi hyrjen në fuqi të ligjit të luftës ditën e premte, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se pajisjet mjekësore nevojiteshin brenda vendit.







































