Google search engine
Home Lifestyle “Jemi shkatërruar”/ ‘Burri e përqafoi dhe i tha të mos shqetësohej për...

“Jemi shkatërruar”/ ‘Burri e përqafoi dhe i tha të mos shqetësohej për fëmijët’, momentet e fundit rrëqethës të infermieres më të re që vdiq nga COVID-19 dhe la

0
328

Dy infermierë të vijës së parë të luftës me koronavirusin në Britani kanë vdekur pasi testuan pozitive për infeksionin, duke lënë pas vetes tre fëmijë të vegjël. Aimee O’Rourke, 38 vjeçe, ndërroi jetë mbrëmë në Spitalin QEQM në Margate, pas shfaqjes së simptomave dy javë më parë.

Zonja O’Rourke kishte tri vajza, Maddie, Mollie dhe Meghan, të cilat e përshkruanin nënën e saj si një ‘engjëll’.Disa orë më vonë, Areema Nasreen, 36 vjeçe, vdiq menjëherë pas mesnatës në kujdesin intensiv në Spitalin Walsall Manor, West Midlands, ku kishte punuar.

Njëra nga infermieret që punonte në vijën e parë të betejës me koronavirusin vdiq vetëm pak çaste pasi burri i saj i tha “të mos shqetësohej për fëmijët’.

Areema Nasreen ishte vetëm 36 vjeçe dhe humbi jetën në repartin intensiv në Spitalin Walsall Manor, West Midlands, ku ajo kishte punuar deri dje.

Nëna e tre fëmijëve, la pas të vegjëlit e moshave 8, 10 dhe 17 vjeç. Ajo është infermierja më e re që humb jetën nga sëmundja në Britani.

Areema fillimisht u testua pozitive për virusin pasi kishte temperaturë të lartë, dhimbje trupi dhe kollë.Infermierja, e cila nuk vuante nga sëmundje të tjera dhe kishte punuar për NHS për 16 vjet, u vendos në respirator, por nuk ia doli.

Motra e Areemës, Ash, 31 vjeç, i tha “The Sun”: ‘Ne jemi të shqetësuar. Të gjithë jemi shkaterruar, thjesht nuk kemi marrë asnjë fjalë.

‘Areema ishte në respirator dhe pak para se të vdiste, burri i saj i tha asaj “mos u shqetëso për fëmijët”. Ajo filloi të qajë. Mjekët thanë që të lutem mos e përqafo, për shkak të virusit, por ai tha që duhej ta bënte. Pastaj ajo ndërroi jetë. Të gjithë jemi të shkatërruar’.

Familja e saj tani është duke u lutur që njerëzit të ndjekin rregullat e izolimit të vendosura nga qeveria per te frenuar perhapjen e koronavirusit.

Një infermiere e vijës së parë, Aimee O’Rourke, 39 vjeç gjithashtu ndërroi jetë pasi trajtoi pacientët në Spitalin Mbretëreshë Elizabeth në Margate, Kent./Daily Mail

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here