Situata e krijuar nga koronavirusi, ambasadorja Yuri Kim del me mesazhin e fortë për Shqipërinë: Sistemi i drejtësisë nuk duhet të ndalojë së vepruari!

0
295

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka deklaruar se puna në sistemin e drejtësisë duhet të vijojë edhe pse në vend është përhapur COVID-19. Kim thekson se drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë dhe se SHBA gjithmonë e ka mbështetur Reformën në Drejtësi në Shqipëri.

“ Ambasada Amerikane në Tiranë nxit me forcë distancimin social por kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari. Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi prej fillimit dhe vazhdojmë të mbështesim zbatimin e saj, jo vetëm në ekspertizë ligjore por edhe në mbështetje logjistike. Gjatë këtyre ditëve të vështira, jemi të kënaqur të shohim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia. Kompjuterët e tyre portativë ishin pjesë e një dhurimi nga zyra e OPDAT e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë! #SHBAQendronKrahShqiperise”, shkruan Ambasada Amerikane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here