Shpresë për vendin, prej 1 marsit kjo është gjëja më e bukur që ka ndodhur në Tiranë

0
328

Prej 1 marsit në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” janë regjistruar 475 lindje. Drejtuesja Eljona Demaliaj në një intervistë për Ora News ka deklaraur se asnjë nënë apo foshnje nuk është prekur.

“Vihet re një lloj ankthi, por që detyra e personelit mjekësor është ti qetësojmë. Ne jemi këtu në krye të detyrës për ti përmbushur çdo nevojë të tyre dhe nuk ka asnjë lloj mundësie për kontaminim në spital.”

Ajo shpreht se vizitat nuk lejohen nga të afërmit.

“Është lejuar hyrja vetëm një herë e babait të fëmijës, duke konsideruar çdo pacient një potencial kovidi.Me këtë kemi pasur parasysh të mbrohet personeli por dhe nënat dhe fëmijët të kenë  një higjienë maksimale.’-tha drejtoresha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here