Shënohet rekord i zi në Itali dhe Spanjë, por lajme të mira vijnë nga Gjermania

0
89

Autoritetet gjermane të shëndetësisë janë të parat në Evropë që raportojnë përmirësim edhe pse minimal të situatës me të prekurit nga koronavirusi, ndërkohë që kontinenti i vjetër po shënon një situatë kritike për shkak të virusit të ri, të njohur ndryshe si Covid-19.

Niveli i infeksioneve të reja në Gjermani ra nga 21 përqind në 15 përqind sot ndërsa shkalla e vdekjes së vendit mbeti jashtëzakonisht e ulët.

Kreu i institutit Koch raportoi sot se njerëzit në Gjermani thjesht duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse tregojnë simptoma të buta, duke sugjeruar që testet nuk duhet të përdoren në mënyrë të panevojshme.

Leave a Reply