Princi i Uellsit, Charles infektohet nga koronavirusi, Familja Mbretërore konfirmon. Koronavirusi po prek edhe njerëzit më të lartë të politikës botërore. Mediet ndërkombëtare raportojnë se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 Princi i Britanisë së Madhe, Charles. Siç bëhet e ditur nga mediet e huaja, Princi 71-vjeçar ka shfaqur simptoma të lehta. Ndërkohë, lajmi i infektimit të tij është konfrimuar nga Shtëpia Mbretërore. Nga ana tjetër, testit të COVID-19 i është nënshtruar edhe Dukesha Camilla, e cila ka rezultuar negative.

0
35

Porti detar i Durrësit vijon punën me kapacitet të plotë për anijet tregtare që sjellin apo dërgojnë mallra nga Shqipëria jashtë.

Në këto ditë të vështira që kalon vendi, në kalatat e portit detar të Durrësit përpunimi i anijeve tregtare me mallra vijon normalisht për të përballuar nevojat e tregut vendas.

Këtë fillim jave, pesë anije tregtare janë në proces ngarkim-shkarkimi. Katër prej tyre po shkarkojnë grurë, kontenierë me mallra të ndryshme, ure, si dhe hekur për sektorin e ndërtimit, ndërsa po ngarkohen për eksport 4100 ton çimento, prodhim vendi. Në pritje, gjatë ditëve në vazhdim, janë 4 anije të tjera që do sjellin mbi 5000 tonë grurë nga Rusia, 6400 tonë kripë nga Egjipti dhe skrap nga Libia.

Leave a Reply