Shkoi në spital me kollë dhe temperaturë, një infermiere dyshohet të jetë infektuar me koronavirus, ka qenë në Itali ditët e fundit

0
322

Një infermiere nga Ballabani i Këlcyrës dyshohet të jetë infektuar me koronavirus, pasi paraqet simptoma të ngjashme.

Infermierja E.C është paraqitur në spitalin e Gjirokastrës mbrëmjen e djeshme me shenja kolle dhe temperaturë. Në analizat paraprake bërë infermieres nuk rezulton se është e infektuar, por tashmë pacientes i është marrë material për të kryer analizat e për të konfirmuar nëse ka COVID-19 apo jo.

Dyshohet se gruaja, që punon si infermiere, ka qenë në Itali ditët e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here