Veseli kundër Kurtit: Ke nxitur debatin më të dëmshëm dhe më të rrezikshëm në marrëdhëniet Kosovë-SHBA

0
328

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli deklaroi se në kohën kur mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën është jetike dhe shumë e domosdoshme, qeveria aktuale, si asnjë qeveri tjetër e mëparshme, ka nxitur debatin më të dëmshëm dhe më të rrezikshmëm të marrëdhënieve Kosovë – SHBA.

Në një postim në “Facebook”, Veseli tha se deklarata e senatorit republikan, David Perdue, për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë, është më shumë se serioze. 

“Në kohën kur mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën është jetike dhe shumë e domosdoshme, Qeveria aktuale, si asnjë qeveri tjetër e mëparshme, ka nxitur debatin më të dëmshëm dhe më të rrezikshëm të marrëdhënieve Kosovë – SHBA.

Deklarata e senatorit Republikan, David Perdue, për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë, është më shumë se serioze.

Vënia në dyshim e rolit të SHBA-ve nga Qeveria Kurti dhe aleancës sonë të palëkundur me shtetin amerikan, është dëmi më i madh që një i zgjedhur politik i Kosovës, ka arritur t’i bëjë shtetit tonë.

Vendosja e Kosovës në udhëkryq të rrezikshëm nacional, i ardhur jo nga ndonjë kërcënim i jashtëm, por nga aktet e pamenduara të vetë Kryeministrit, është shenjë e keqe për vendin tonë”, shkroi Veseli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here