Shpërthen revolta në 27 burgje në Itali, pasi të dënuarit u rebeluan pas limitimeve të kontakteve me familjarët, si masa për të parandaluar koronavirusin. Kryesisht ka pasur trazira në Milano, Napoli, Palermo dhe Frosinone. Zjarre në qeli ka pasur në burgun e Pratos dhe në një tjetër në Romë.
Prej trazirave pati 6 viktima. Në Pavia, dy policë burgu u morën peng dhe nëpërmjet çelësave që ua morën liruan shumë të burgosur të tjerë.
Të burgosurit pasi u ngjitën në çatitë e burgjeve dhe kërkonin me forcë që mos t’u shtypeshin të drejtat e tyre, duke e zbritur protestën në sheshpushimet. Pati shumë të lënduar dhe 6 viktima, mes tyre 3 në Modena. Në Foggia u arratisën 20 të dënuar. Situatë e rëndë edhe në Milano e Romë, ku janë sulmuar infermieritë.




