Koronavirusi po qarkullon me shpejtës/ Mjeku italian bën thirrjen rrëqethëse: Të veprojmë si në luftë, do kurohen vetëm ata që…

0
322

Nisur nga shifrat, numri i pacientëve në spitalet në Itali mbetet shumë i madh. Një mjek nga Bergamo është shprehur së fundmi se situata tashmë është e ngjashme me një fushë beteje, prioritet do t’u jepet atyre që kanë shanse mbijetese.

Në një intervistë me “Corriere della Sera”, drejtuesi i spitalit shpjegon se si pasojë e koronavirusit, sistemi i shëndetit në Lombari ka arritur në një pikë ku mjekët janë detyruar që të vlerësojnë situatën dhe të zgjedhin se kush ka më shumë nevoje për ndihmë.

Mjeku u shpreh:

“Meqenëse, për fat të keq, ka disproporcion midis burimeve spitalore, shtretërve të kujdesit intensiv dhe njerëzve me sëmundje kritike, jo të gjithë janë të intubuar. Zgjedhja bëhet në një dhomë urgjente të përdorur për probleme masive, ku hyjnë vetëm pacientët me Covid-19. Zgjedhja dramatike, bëhet në bazë të moshës, gjendjes së përgjithshme dhe “aftësisë së pacientit për t’u shëruar nga një ndërhyrje në reanimim. Nëse një person midis 80 dhe 95 vjeç ka një insuficiencë serioze të frymëmarrjes, me siguri nuk do të mund të mbijetojë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here