Mjeku infeksionist tregon cilat janë medikamentet që kanë rezultat ndaj koronavirusit

0
353

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i ftuar në studion e “Ditari”-t në A2, zbuloi se kush janë medikamentet që mund të përdoren për të luftuar koronavirusin.

Sipas tij, “ende nuk kemi protokoll mjekimi me antiviralë të drejtpërdrejtë ndaj covid-19”, por mjeku shtoi se “nga eksperienca e kolegëve tanë në Itali, ka fakte që medikamente që i përdorim për gripin sezonal, japin rezultate shumë premtuese për koronavirusin. Tamiflu ka dhënë rezultate për shembull”.

“Unë mendoj se medikamente të tilla do t’i përdorim sipas sugjerimeve të specialistëve”, theksoi Pipero.

Në lidhje me pacientin e parë me koronavirus të zbuluar në vendin tonë, Pipero tha: “Personi i parë ka shkuar në një institucion jopublik pasi mendonte se kishte grip. Më pas, është dyshuar se mund të jetë një rast koronavirusi dhe është nisur menjëherë në kushte maksimale sigurie në Qendrën Spitalore Universitare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here