Frika nga koronavirusi/ Lulzim Basha tregon vendimin tjetër që duhet marrë qeveria pas mbylljes së shkollave

0
278

Pas konstatimit të rastit të parë me koronavirus në Shqipëri, kryeministri Rama deklaroi se shkollat në të gjithë vendin do të mbyllen për 2 javë.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike i cili thotë se ky vendim duhet pasuar nga një tjetër.

Basha shkruan në Twitter se të paktën një nga prindërit duhet të kompensohet nga shteti pasi duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura

“Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura”, shkruan Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here