Tentoi të ndryshonte dëshminë e nxënëses së abuzuar seksualisht, fundoset edhe vetë avokati i ‘mësuesit zhigolo’ në Fier

0
370

Avokati i Agron Begos, profesorit të kanots në Fier i akuzuar për ngacmim seksual të nxënësve, ka rënë në pranga, pas tentativës për të shpëtuar këtë të fundit.

Emisioni investigativ “Stop” publiko ditën e djeshme një vide ku shfaqet avokati Niko Bega, duke i kërkuar shokut të vajzës që bëri denoncimin ndaj profesorit, që të ndryshonte dëshminë.

Policia ka vënë në pranga avokatin 53-vjeç, banues në Fier, i cili akuzohet për “korrupsion aktiv”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kush është avokati që tentoi të shpëtonte Begon: E nisa nga kazma, s’kam bërë shkollë. Shyqyr Zotit, kapim hundën me dorë se…

Menjëherë pas videos së publikuar në emisionin investigativ “Stop” në mbrëmjen e datës 19 Shkurt 2020, nga Specialistët e Sektorit për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas hetimeve intensive, u bë ndalimi i shtetasit:

B., 53 vjeç, banues në Fier, me profesion Avokat pranë dhomës së avokatisë Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet për veprën penale “Korrupsion aktiv”. Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si avokat, i ka kërkuar një shtetasi të ndikonte te nxënësja që të ndryshonte thëniet e saj në ngarkim të klientit të avokatit i cili është me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Materialet i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here