Kaos i vërtetë nga aksidenti i tmerrshëm, përplasen 200 automjete, makina, minibus dhe kamion të shtypur, 70 të plagosur në gjendje kritike për jetën

0
333

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Kanada, ku janë përplasur 200 automjete dhe kanë mbetur të plagusr rëndë 70 persona. Dy persona ishin të bllokuar në makinat e tyre disa orë pas përplasjes, të Mërkurën në La Prairie, Quebec, tha Sgt Marie-Michelle Moore me Sûreté du Québec.

Pothuajse çdo mjet që ishte në ato momente në rrugë është përfshirë në aksidentin zinxhiror”, ka thënë zëdhënësi i policisë Michelle Moore.

Një pjesë e të plagosurve ndodhen në gjende kritike. Pamjet nga vendi i ngjarjes shfaqin automjete të shtypura, përfshirë këtu edhe një minibus dhe kamion që transportonte kimikate.

Shumica e automjeteve janë përplasur duke goditur nga pas njëra pas tjetrën, derisa disa prej tyre kanë përfunduar jashtë rrugës, shkruan The Guardian.

Ministri i transportit të Quebec, François Bonnardel, tha në një konferencë shtypi se aksidenti ndoshta ishte shkaktuar nga kushtet e ndërprerjes në Autostradën 15.

“Njerëzit po udhëtonin, kishte erëra të forta … dhe, papritmas, nuk mund të shikosh asgjë. Rruga ka të ngjarë të mbetet e mbyllur deri të enjten,” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here