Ish-banorja e “Big Brother” dhe burri arrestohen për drogë, policia i sekuestron në shtëpi arsenal armësh dhe makina luksoze (Zbardhet dëshmia e tyre)

0
326

Vihen në prangat e policisë një çift grekësh, nën akuzën e posedimit të drogës dhe trafikimit të saj. Por sikurse raportojnë mediat greke, çifti i arrestuar këtë të hënë në Platanidas mohon akuzat, duke këmbëngulur se droga, pajisjet, armët dhe plumbat i përkasin një pale të tretë, për të cilën ata nuk janë në dijeni. Gruaja sipas raportimeve është ish-banore e “Big Brother”, por ende nuk është bërë i ditur emri i saj. 

Të arrestuarit i kërkuan falje dje hetuesit, i cili vendosi të mbante në paraburgim burrin deri në momentin e daljes në gjyq të tij, ndërsa gruaja u la e lirë me kushte kufizuese, kundrejt një pagese garancie.

Prentendimet e të arrestuarve

44-vjeçarja e arrestuar së bashku me partnerin e saj në Platanidia Magnesia thotë se droga dhe mjetet e tjera nuk u gjetën në shtëpinë ku ta rrinin me qira, por në një depo që gjendej në territorin e tyre.

Të pandehurit pranuan vetëm se paratë e sekuestruara (12,000 dhe 1000 dollarë) janë të tyret, por që i kishin të raportuara në zyrën e taksave dhe vijnë nga të ardhurat e që fitonte burri 49-vjeçar.

Sipas policisë greke gjithashtu në shtëpi gjatë kontrollit atyre iu gjet dhe konfiskua 1.3mg hashash, llampa kanabisi dhe makineritë jashtë shërbimit, një pushkë, katër fishekë, armë gjahu, revole pistoletë pa fishekë, 461 fishekë lufte, të kalibrit të ndryshëm, nëntë prej të cilave anti-aeroplan, sasi të vogël kanabisi dhe përzierje duhani, peshore, shuma prej 12,025 dollarë dhe 1.000 dollarë.

Policia sekuestroi edhe dy makina në pronësi të të arrestuarve, si një mjet për të lehtësuar veprimtarinë e tyre kriminale, si dhe dy telefona celularë të gjendur në posedimin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here