Mori në telefon drejtorin e burgjeve dhe e kërcënoi, Gjykata e Korçës merr vendimin drastik për të dënuarin Neim Behari

0
278

Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, që i burgosuri burgosuri Neim Behari, të izolohet për 3 muaj në qeli. Ky vendim ka ardhur pas kërcënimeve që Behari bënte nga burgu ndaj gjyqtarëve dhe kreut të Burgjeve, Agim Ismaili.

Më 15  tetor, Behari nga Burgu i Drenovës, aty ku vuan dënimin, kërcënoi hapur  gjyqtarin e Korçës, Markelian Kuqo.  Kuqo mori një telefonatë anonime, ku iu tha se në makinën e tij është vendosur një bombë, por në fakt alarmi rezultoi fals. Për këtë ngjarje vetë Behari u shpreh se gjyqtarit nuk do gjendjet as varri, pasi ky i fundit ka vendosur që ta transferojë të dënuarin në një burg tjetër, që nuk ka qenë në kërkesën e tij. Behari theksoi se është anëtari i bandës italiane ‘Cosa Nostra’ dhe agjent i CIA-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here