“Kam përjetuar një gjë të tmerrshme”/ E bleu 3 muaj para tërmetit, artistja e njohur shqiptare mbetet pa shtëpi: E dija që do vdisja, por lutesha të mos me dhembte shumë! (VIDEO)

0
346

Keti Bashhysa, violonçelistja shqiptare ishte e ftuar dje në “Ftesë në 5”, ku tregoi se tërmeti i 26 Nëntorit e lëndoi psikologjikisht, por edhe e la pa shtëpi. Keti tregoi se kishte vetëm tre muaj që e kishte blerë shtëpinë e re me kursimet e jetës.

E prekur artistja kujtoi ngjarjen e asaj nate dhe në ekran shfaqeshin ambientet e shtëpisë së saj të shkatërruar.

“Kam përjetuar një gjë të tmerrshme”/ E bleu 3

“Unë kam përjetuar një gjë shumë të tmerrshme dhe jo vetëm unë. I lutesha Zotit, e dija që do vdisja, por lutesha mos më dhemb shumë, mos ta ndjeja, ishte e tmerrshme. Shtëpia është shkatërruar, është e pabanueshme. Kisha tre muaj që isha futur. E doja shumë atë shtëpi, prisja me padurim të mblidhja lekët që të blija diçka të re, por s’ishte e thënë”, u shpreh Keti.

Momentalisht ajo është duke jetuar në një banesë me qira, edhe pse po bën çmos që institucionet përkatëse ta rimbursojnë për gjithë dëmin e shkaktuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here