Google search engine
Home Politike “As Venecia nuk e gjeti dot ku është betuar Arta Vorpsi”, Ilir...

“As Venecia nuk e gjeti dot ku është betuar Arta Vorpsi”, Ilir Meta i irrituar ‘shpërthen’ me gjuhë rruge ndaj deputetëve: Dele, kanë përdhunuar…!

0
397

Në një konferencë për shtyp,presidenti Ilir Meta pasi paralajmëroi dje shpërndarjen e parlamentit, sot iu drejtua deputetëve me fjalë të ashpra dhe fyese. “Gjysmë parlamenti i dele depuetëve gënjen dhe mashtron. Dele deputetët dhunojnë dhe përdhunojnë kushtetutën e vendit”, deklaroi ai.

Pjesë nga fjala e Metës:

Kemi një përgenjeshtrim tjetër të gjysmëparlamentin e deputeteve dele që dhunojnë kushtetutën shqiptare. Kemi gjithashtu dokumentin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerësimin se procesi i betimit para Presidentit nuk mund të bëhet në ndonjë vend tjetër. Personi që betohet para Presidentit të Republikës dhe siç dihet që atributet që Kushtetuta i ka atribuuar një organi nuk mund të delegohen te një tjetër, pasi Kushtetuta është në zbatim të ligjit jo përdhunimit sic bëjnë gjysmëparlamenti dhe deputetët dele. Akti i betimit nuk mund të jetë formal, duhet të kemi konsideratë pasi Presidenti refuzon të organizojë ceremoni betimi pasi i konsideron në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin. Vetë Gjykata Kushtetute sipas Komitetit të Heklsinkut ka theksuar rolin e rëndësishëm të presidentit, në balancimin e pushteteve, ndërhyrje në rast krizash etj.

Presidenti ka shtuar gjatë fjalës së tij se akti i betimit bëhet vetëm para presidentit. Ai tha se nuk po gjendet akti se si është realizuar betimi në fletoren zyrtare për Arta Vorpsin.

“Ligji është në zbatim të kushtetutës jo në përdhunim të saj.Akti i betimit duhet të bëhet vetëm para presdentit. Kjo ndryshe shmang një kompetencë të presidentit sipas Helsinkit. Akti i betimit s’mund të jetë formal, duhet të kemi konsideratë për presidentin. Vetë GJK ka thyer rolin e rëndësishëm të presidentit të Shqipërisë. Ne çuditemi kur ka një rast që parlamenti respekton ligjin. Kemi një problem të madh, nuk po gjejmë dot aktin se ku është realizuar betimi në fletoren zyrtare për Arta Vorpsin. Ky është një shqetësim, sepse parlamenti ka thirrur Venecian, por as ata nuk e kanë gjetur. Ne duhet të kemi një kopje në dorë”, u shpreh Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here