Pak minuta para takimit me delegacionin e Venecias, Metën e kapin ‘të dridhurat’ e shkarkimit, publikon foton kërcënuese ndaj Edi Ramës

0
322

Ndërkohë që sot në orën 12:00 do të presë në zyrë delegacionin e Venecias, Presidenti Meta nën ethet e shkarkimit ka nisur sulmet e tij ndaj qeverisë Rama.

Vetëm pak minuta më parë ka publikuar në faqen e tij të Facebook një foto që e etiketon si memen e ditës. Në të shihet një fushë-betejë nga një anë dhe kalaja-presidencë në anën tjetër.

Pamjet nga fotoja ngjajnë me betejën e rrethimit të Krujës, ku nga një anë qëndron Presidenca, me Kushtetutën dhe flamurin Kuq e Zi, si dhe luftëtarët, që në këtë rast është Rilindja.

Kreu i shtetit u shpreh dje ne nje interviste se: “Presidenti i Republikës është ne detyre deri ne 24 korrik 2022, ne kala dhe një kështjelle e pamposhtur ne mbrojtje te Kushtetutës. Le te kërkojnë çfarëdo intepretim dhe nga kushdo. Kjo histori ka marre fund. Do i bej thirrje te gjithe shqiptareve te dalin ne mbrojtje te Kushtetutës dhe kete e kam bere te qarte”.

Pak minuta para takimit me delegacionin e Venecias, Metën e kapin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here