“Jo bashkëqeverisje PD-PS, qeveri kujdestare pa …”/ Bylykbashi, Alibeaj dhe Kaso konferencë për propozimet e PD

0
316

Partia Demokratike ka bërë vetë publike sot për mediat dhe qytetarët propozimet e saj në tryezën 4 palëshe për reformën zgjedhore. Oerd Bylykbashi, i deleguari i PD për tryezën për Reformën Zgjedhore tha se synimi është garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët.

Bylykbashi sqaroi sot për gazetarët, pasi u bë publikimi i paketës së propozimeve për ndryshimet zgjedhore, se qeveria kujdestare për zgjedhjet që opozita ka kërkuar, nuk do të thotë bashkëqeverisje PD-PS. Por një qeveri neutrale, me figura me integritet moral të spikatur, që do të bëhet garante për votën e lirë.

Sipas Bylykbashkit, një qeverisje kujdestare, do të thotë qeveri pa Edi Ramën Kryeministër.

Fjala e plotë e Bylykbashit

“Pa një qeveri kujdestare, të gjitha masat e tjera për garantimin e lirisë, sigurisë dhe paprekshmërisë së votës, bëhen të pavlera”, u shpreh Bylykbashi, që është dhe bashkëdrejtues i Komitetit Politik për reformën zgjedhore.

I pyetur për Ministrin e Brendshëm, cili mund të jetë, nga kush mund të propozohet, Bylykbashi tha se, kriteri kryesor, është që ai të jetë jashtë çdo konflikti politik dhe interesi.

“Kemi prezantuar dje tre paketa në lidhje me ndryshimet që opozita e bashkuar propozon për të goditur krimet zgjedhore, duke rritur rolin e organeve ligjzbatuese; Prokurorisë së shtetit, policisë dhe gjithë instrumentave të tjerë që duhen në këtë aspekt. Gjithashtu propozime për ndarjen e krimit nga politika. Tema këto që janë prioritare në axhendën e miratuar nga Këshilli Politik për reformën zgjedhore, pak kohë më parë.

Sigurisht masat që ne parashikojmë, janë masa që kërkojnë mbi të gjitha respektimin e parimit themelor, që ka OSBE që është garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhorë, një parim i cili është konsakruar në paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së dhe që ka për qëllim, mbi të gjitha shkëputjen e shtetit nga politika, qënien e shtetit një organizëm neutral i cili funksionon në interes të publikut, të zgjedhësve dhe jo si aktor në favor të një partie që garon për të rrëmbyer pushtetin.

Tre paketat tona prekin disa aspekte. Çështjet kryesore janë një rol i ri aktiv Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit në parandalimin e krimit zgjedhor, në goditjen e tij para ditës së votimit, një rritje e instrumnentave, fuqizimi i instrumenteve që do të kenë në dorë pikërisht organet ligjzbatuese, me një kornizë kontrolli të fortë në mënyrë që jo vetëm të luajnë roline tyre por edhe të mos abuzohen nga qeveria. Por gjithashtu duke iu dhënë një rol të rëndësishëm instrumentave të tjerë në dorën e zgjedhësve për të qenë ata faktor kryesor në denonciin dhe goditjen e krimit zgjedhor.

Një nga elementët kryesore që OSBE/ODIHR-i nënvizon në disa raporte; 2015, 2017, 2019 janë shitblerja e votës, është presioni mbi zgjedhësit që janë punonjës të administrarës, cenimi i sekretit të votës, cenimi i lirisë së votës.
Qëllimi i propozimeve tona është që të godasin pikërisht këto fenomene, qoftë duke i parandaluar, qoftë duke i djekur penalisht, në mënyrë që të rritet besimi jo vetëm tek procesi, por edhe tek legjitimitetiti i organeve që dalin nga zgjedhjet”, deklaroi Bylykbashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here