Është në siklet, nuk dëshiron ta shohin/ Legjenda e futbollit turpërohet të dalë nga shtëpia

0
315

I turpëruar për gjendjen e tij aktuale shëndetësore, legjenda braziliane e futbollit, Pele shmang daljen nga shtëpia. Lajmi u bë i ditur nga djali i tij.

“Ai është në siklet, nuk dëshiron të dalë, të shihet”, -tha në një intervistë televizive i biri, Edinho, duke shtuar se ai turpërohet ngaqë nuk mund të ecë siç duhet.

Tre herë fitues i Kupës së Botës, Pele është një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit të të gjitha kohërave. Legjenda 79-vjeçare aktualisht vuan nga problemet në ijë. Paraqitjet e tij të fundit publike ishin në një karrige me rrota.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here