Gjyqtarët dhe prokurorët kanë filluar të përdorin strategji për të shmangur vetingun. Edhe pse ligji u dha mundësi që 3 muaj para nisjes së procesit të jepnin dorëheqjen, vetëm 7-8 persona u larguan, ndërsa pjesa tjetër dorëzuan formularët. Por tani që KPK ka shkarkuar shumë gjyqtarë e prokurorë, disa emra kanë vendosur që të japin dorëheqjen dhe për pasojë i shpëtojnë dhe verifikimit. Dje KLGJ pranoi dorëheqjen e gjyqtares Arjana Liço, të cilës i dogjën makinën pak kohë më parë. Po ashtu nga sistemi u larguan dhe Ndue Gjura me Petraq Dhimitrin. Gazeta ka vendosur që të bëjë disa shkrime për të dorëhequrit e drejtësisë, duke treguar pasuritë dhe të dhëna mbi karrierën e tyre. Sot po publikojmë pasurinë e Arjana Liços, e cila ka mbajtur postin e gjyqtares pranë Gjykatës së Tiranës.
Deklarimi fillestar
Deklarimet e para të pasurisë janë që prej vitit 2003, kur është miratuar ligji. Kjo do të thotë se para këtij viti nuk dihet se çfarë pasurie kanë pasur zyrtarët. Sa i takon gjyqtares në fjalë në vitin 2003 ajo ka deklaruar: Apartament banimi 1+1, vlera 800 mijë lekë; Dyqan, 100 mijë dollarë; Automjet tip BENZ, 250 mijë lekë; Depozitë, 6.500 euro; Paga si gjyqtare Krujë, 0.900 milionë lekë; Kredi për blerje dyqani, 100 mijë USD. Për vitin 2004 ajo ka deklaruar vetëm pagën, qeranë e dyqanit dhe para nga emigracioni i fëmijëve. Ndërsa në vitin 2005 të ardhurat nisën të rriten, pasi është deklaruar: Autoveturë tip “Benz”; Autoveturë tip “FORD”; Sjellë nga emigracioni pajisje elektroshtëpiake, 35.339 dollarë kanadez; Dy depozita bankare, 1.809 euro dhe 47.947 lekë; Paga, 821.453 lekë; Qera nga dyqani, 10 mijë USD.
Vitet 2010-2011
Në vitet 2010-2011 pasuria e gjyqtares ka filluar të shtohet ndjeshëm. Ajo ka deklaruar se bashkëshorti ka shtuar depozitën me 20 mijë euro, transfertë nga Italia si dëmshpërblim gjyqi penal, po ashtu ka deklaruar: Paga si gjyqtare Krujë, 345.628 lekë; Paga si gjyqtare Durrës, 769.717 lekë; Të ardhura nga qiraja e dyqanit, 1.800.000 lekë; Bashkëshorti, blerje makine tip “Smart”, 250 mijë lekë; Bashkëshorti shitje 4 lavatriçe, 1 milionë lekë; Bashkëshorti paga si asistent pedagog, 240 mijë lekë; Bashkëshorti avokat, 1.200.000 lekë. Në vitin 2011 Arjana Liço vendosi të blejë një banesë në qytetin bregdetar të Durrësit me vlerë 40 mijë euro. Ka deklaruar po ashtu transfertë nga BANCASAI në Napoli si dëmshpërblim gjyqi 20 mijë euro dhe gjendje kesh 20 mijë euro; Depozita në dy banka, 20 mijë euro; Të ardhura nga qiraja e dyqanit, 1.5 milionë lekë. Në këtë vit është futur në deklarim dhe djali i saj, i cili ka deklaruar:
Banesë në Vlorë, 4.1 milionë lekë; Shitje makine tip Ford, 200 mijë lekë; Dhurata gjatë qëndrimit në SHBA, 12840 USD; Kthim huaje, 20 mijë euro; Paga si as. Pedagog, 30.700 lekë;
Të ardhura si avokat, 523.917 lekë.
Viti i fundit
Gazeta disponon deklarimin e zonjës Liço deri në vitin 2016. Në këtë vit ajo ka deklaruar pranë ILDKP: Depozitë bankare, 243.972 lekë; Depozitë bankare, 242.488 lekë; Llogari bankare, 712.461 lekë; Shtuar depozitë bankare, 113.190 euro, arkëtim çeku, dëmshpërblim gjyqësor për aksidentin me pasojë vdekjen e djalit Erion Liço; Paga, 1.346.416 lekë; Të ardhura nga qiraja e dyqanit, 1.6 mln lekë. Po ashtu ka deklaruar dhe të ardhurat e djalit.
Ja pasuria ndër vite e Arjana Liços
Viti 2003
Apartament banimi 1+1, vlera 800 mijë lekë
Dyqan, 100 mijë dollarë
Automjet tip BENZ, 250 mijë lekë
Depozitë, 6.500 euro
Paga si gjyqtare Krujë, 0.900 milionë lekë
Kredi për blerje dyqani, 100 mijë USD
Viti 2004
Paga si gjyqtare 784.392 lekë
Të ardhura nga qiraja e dyqanit, 12 mijë USD
Fëmijët në emigracion, 5 mijë euro
Viti 2005
Autoveturë tip “Benz”
Autoveturë tip “FORD”, 200 mijë lekë
Sjellë nga emigracioni pajisje elektroshtëpiake, 35.339 dollarë kanadez
Dy depozita bankare, 1.809 euro dhe 47.947 lekë
Paga, 821.453 lekë
Qera nga dyqani, 10 mijë USD
Vijon shlyerja e kredisë për dyqanin
Viti 2009
Blerje makine tip Benz, 1.080.000 lekë
Pagesë për legalizimi shtesë kati, 64.539 lekë (marrje certifikatë pronësie)
Shtim depozite, 3 mijë euro
Paga, 1.147.727 lekë
Të ardhura nga qiraja e dyqanit, 1.800.000 lekë
Bashkëshorti, paga si asistent pedagog, Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës, 60 mijë lekë
Bashkëshorti Asistent Avokat, 200.000 lekë
Viti 2010
Bashkëshorti, shtuar depozita 20 mijë euro, transfertë nga Italia si dëmshpërblim gjyqi penal
Paga si gjyqtare Krujë, 345.628 lekë
Paga si gjyqtare Durrës, 769.717 lekë
Të ardhura nga qiraja e dyqanit, 1.800.000 lekë
Vijon shlyerja e kredisë
Bashkëshorti, blerje makine tip “Smart”, 250 mijë lekë
Bashkëshorti shitje 4 lavatriçe, 1 milionë lekë
Bashkëshorti paga si asistent pedagog, 240 mijë lekë
Bashkëshorti avokat, 1.200.000 lekë
Viti 2011
Blerje banese në Durrës me kontrata premtim shitje, 40 mijë euro.
Transfertë nga BANCASAI në Napoli si dëmshpërblim gjyqi 20 mijë euro dhe gjendje kesh 20 mijë euro.
Depozita në dy banka, 20 mijë euro
Të ardhura nga qiraja e dyqanit, 1.5 milionë lekë
Djali Loren Liço
Blerë banesë në Vlorë, 4.1 milionë lekë
Shitje makine tip Ford, 200 mijë lekë
Dhurata gjatë qëndrimit në SHBA, 12840 USD
Kthim huaje, 20 mijë euro
Paga si as. Pedagog, 30.700 lekë
Të ardhura si avokat, 523.917 lekë
Viti 2012
Interesa depozite, 359 euro
Llogari bankare paga, 582.449 lekë
Gjendje CASH, 1.2 mln lekë
Paga si gjyqtare, 1.093.336 lekë
Qiraja e dyqanit, 1.350.000 lekë
Kredi bankare, 5.334 USD pa shlyer
Djali Loren Liço
Depozitë dhuratë nga prindërit për martesë, 20.039 euro
Paga si pedagog dhe avokat, 48.539+425.452+51.614 lekë
Viti 2013
Të ardhura nga shoqëria e sigurimeve italiane FONDARIA-SAI, dëmshpërblim për aksident djali, 6 mijë euro
Shtuar depozitë bankare, 371.379 lekë
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Durrës, 997.460 lekë
Të ardhura nga qiraja e dyqanit, 1.2 milionë lekë
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, 34.022 lekë
Djali Loren Liço
Të ardhura nga farmacia në emra të Ganimet Bardhi (Liço), djali tjetër, 565.000 lekë
Tërhequr depozita në emër të Ganimet Bardhit, 20.039 euro
Shpenzime biznes i vogël, 185.071 lekë
Viti 2014
Depozitë bankare, 246.557 lekë
Llogari bankare për pagën, 726.539 lekë
CASH në shtëpi, 1.5 mln euro
Paga, 1.316.094 lekë
Të ardhura nga qiraja e dyqanit, 1.350.000 lekë
Djali Loren Liço
Të ardhura si avokat, 1.497.709 lekë
Paga si pedagog, 786348 lekë
Të ardhura nga biznesi i avokatisë, 1.448.340 lekë
Të ardhura nga biznesi familjar farmaci, 195.000 lekë
Viti 2015
Depozitë bankare, 246.557 lekë+ 360.476 lekë
Shitja e makinës tip Benz, 4 mijë euro
Gjendje CASH, 1.5 mln lekë
Paga si gjyqtare, 1.355.642 lekë
Të ardhura nga qiraja e dyqanit, 1.200.000 lekë
Djali Loren Liço
Pakësuar llogaria bankare, 650.965 lekë
Blerje makine tip Golf në SHBA, 3.004 USD
Llogari bankare në SHBA, 744.373 lekë
Shtuar depozita bankare, 10.003 euro
Shitje makine Smart, 2 mijë euro
Paga si pedagog dhe avokat, 653.285+1.061.272 lekë
Të ardhur leje lindje Ganimet Liço+paga në Agjencinë e barnave, 223.352 lekë
Viti 2016
Depozitë bankare, 243.972 lekë
Depozitë bankare, 242.488 lekë
Llogari bankare, 712.461 lekë
Shtuar depozitë bankare, 113.190 euro, arkëtim çeku, dëmshpërblim gjyqësor për aksidentin me pasojë vdekjen e djalit Erion Liço.
Paga, 1.346.416 lekë
Të ardhura nga qiraja e dyqanit, 1.6 mln lekë
Djali Loren Liço
Gjendje depozite,m 116.833 lekë
Gjendje në bankë, 1.113.700 lekë
Makinë Smart blerë në Oklahoma, 6.143 USD
Të ardhura si avokat, 1.842.957+280.000 lekë
Djali Ganimet Liço (Bardhi), paga në Agjencinë e barnave, 664.832 lekë
Të ardhura nga qiraja e dyqanit, 357.000 lekë
Të ardhura nga qiraja e apartamentit, 247.200 lekë
Viti 2016
Depozitë 226.714 lekë+223.394 lekë
Llogari bankare, 808.786 lekë
Paga, 1.771.609 lekë
Të ardhura nga dyqani, 1.260.000 lekë
Loren Liço
Llogari bankare, 845.142 lekë
Paga si pedagog, 666.381 lekë
Të ardhura si avokat, 446.816+185.328 lekë
Të ardhura në Shkollën e Avokatisë, 69.800 lekë
Ganimet Liço
Llogari bankare, 582.124 lekë
Qiraja e apartamentit, 300 mijë lekë
Paga në Agjencinë e Barnave, 725.190 lekë
Qiraja e dyqanit, 386.750 lekë