Armina Mevlani prej kohësh është në një lidhje me Shkëlzen Berishën dhe në Instagram blogerja herë pas here shpërndan shprehje nga autorë të ndryshëm rreth jetës dhe dashurisë. Mirë po këtë radhë Armina ka vendosur të flasë hapur për seksin, dhe shpërndarë citimin që i ka lënë mbresa më shumë, nga autori turk Orhan Pamuk.
“Seksi: “Përfshirje në marramendjet e përjetimeve të skajshme drithëruese, që shkaktohen nga të qenit në mëshirën e njëri-tjetrit dhe dorëzimit pa kushte, jo vetëm të buzëve, por të gjithë qenësisë- Orhan Pamuk,”- shkruan Armina Mevlani në një story në Instagram.