Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Një fëmijë i mitur ka humbur jetën nga flakët që përfshiu banesën ku ai jetonte me prindërit.
Banesa e cila ishte në pronësi të Hakik Çokut, u përfshi nga flakët dhe në ambientet e brendshme të banesës u gjet i pajetë fëmija 2 vjeç.
Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 2-vjeçarit. Mësohet se flakët që kanë sjellë vdekjen e tij kanë rënë në një barake pranë banesës ku jetonte familja e tij 7-anëtarëshe.
Ata përdornin kasollen për të ruajtur kanaçet që mblidhnin pasi ishin mjaft të varfër, si dhe sobën e druve. Në momentin e rënies së flakëve fëmijët e tjerë kanë arritur të dalin me shpejtësi, ndërkohë që fëmija 2-vjeçar nuk ka mundur të shpëtojë si pasojë e djegies dhe asfiksisë.