Një prej zërave më kritikë për marrëveshjen PS-PD-LSI, është ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Kjo e fundit theksonte se kreu i PD-së, Lulzim Basha pranoi Ramën dhe Gjiknurin, duke e lidhur me faktin e pushimit të çështjes nga gjykata për lobimin rus.
I pyetur në konferencën me gazetarët lidhur me këto aludime, Basha nuk kursehet në përgjigjen e tij, teksa nuk preferon t’i quajë kritikë të tij. Sipas Bashës këta janë njerëz të Edi Ramës dhe se i shërbejnë këtij të fundit.
Duke filluar nga paratë e pallatit në Vlorë, marrë pas marrëveshjes së 17 Majit, tek kunati me “oligarkët” dhe deri tek kompani ajrore, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka ironizuar Bashën, duke iu kujtuar të gjitha ato çfarë ka përfituar nga marrëveshja me Ramën.
Kulluri shkruan:
“Ke të drejtë Lulzim! Biles ke harruar të shtosh dhe faktet! E vërtetë! Jozefina Topalli mori lekët e pallatit në Vlorë pas marrëveshjes së 17 majit dhe kunati i saj po bën kërdinë me reklama nga “oligarkët”!
Lëre sa merr nga Bashkia Tiranë dhe sa i ka shtuar punonjësit kunati i Topallit! 10 fish në 6 vite! Po kompania ajrore e kushërirës së parë së Topallit?!
Po bën namin. Lëre marrëveshjet që bën ajo me Ramën! 17 maj, pardje! I gënjeu demokratet Topalli me 30 qershor!
Ajo zë dhe be për Kishë të Laçit! Por, Luli si vigan do dalë mbi gjithë armiqtë dhe do fitojë! Përparaaa”.