Kreshnik Spahiu ja numëron Bashës: Gati të shesë gjithçka për të shpëtuar veten, është i tmerruar nga burgu

0
311

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka shpërthyer dje në akuza të forta ndaj kreut demokrat Lulzim Basha. Duke marrë shkas nga tryeza e dialogut me PS, Spahiu ka akuzuar Bashën se hodhi në kosh kauzën e PD për të shpëtuar veten nga drejtësia. Ai u ka bërë thirrje demokratëve të ngrihen kundër tij.

“Pardje Lulzim Basha u shpall i pafajshëm nga “Vetingu” i Edi Ramës. Kjo është hera e 4 që Lulzim Basha përballet me dosjet korruptive në sistemin e lodhur të drejtësisë shqiptare. Për çdo pafajësi i është dashur të paguajë shtrenjtë, por kryesisht pagesat i kryen me “klering” dhe jo me para në dorë. Zakonisht shet kauzat dhe elektoratin si “klering”, por dhe zgjedhjet si në dy dosjet e fundit penale. Në ditët në vijim do publikoj si ka mundur 4 herë Lulzim Basha të fitojë pafajësitë pasi në dy prej tyre i kam përjetuar vetë për shkak të pozicionit që kam pasur. Aq frikë kishte këtë radhë nga burgu Lulzim Basha sa i dogji mandatet dhe bulevardin një ditë pasi amerikanët filluan hetimet e FBI për “lobim rus” dhe pastrim parash dhe e mbylli “revolucionin” 24 orë pasi mori pafajësinë për këtë dosje. Të dashur demokratë, “mirëkuptojeni” kryetarin tuaj”, tha ai.

Më tej ai ja ka renditur Bashës të gjitha pazaret. Sipas Spahiut, ai është gati të bëjë gjithçka për të shpëtuar veten. “Dogji mandate për një dosje; Dogji zgjedhjet për një dosje; Dogji kauzat për një dosje; Dogji 61 bashki për një dosje; Dogji marrëdhëniet me SHBA për një dosje; Dogji integrimin në BE për një dosje; Dogji bulevardin për një dosje; Dogji qindra protestues që u arrestuan për një dosje; Dogji aleatët për një dosje; Dogji edhe mandatin 2021-2025 për një dosje; Do thoni ju pse e bëri? Sepse burgosja ose një dënim penal e nxirrte në pension për shkak të ligjit të kriminalizimit; Sepse edhe Berisha kishte të njëjtin hall si Basha në SHBA (non grata); Sepse provat e FBI ishin të mjaftueshme pasi u zbuluan dy vajzat ruse që paguan financimin nga bankat e Ukrainës; Sepse ai është përlyer aq keq sa i vetmi që mund ta shpëtonte ishte Edi Rama; Sepse ai e di sa punë të pista ka kryer dhe sa shumë rrezikon; Sepse i duhej koncesion pafajësie me presion”, tha Spahiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here