Rudina Hajdarit ‘i lidhen duart’, pas tryezës së djeshme, demokratët i vënë kushtin e prerë: Kanë thënë do kalohet mbi trupat tanë dhe…

0
270

Pavarësisht se ishte pjesë e tryezës gjithëpërfshirëse për Reformën Zgjedhore, deputetja Rudina Hajdari duket se po përballet me revoltën e deputetëve të grupit të saj parlamentar, të cilët kërkojnë medoemos ndryshimin e sistemit.

Deputeti Halit Valteri në një komunikim për Fax News, u shpreh sot se grupi demokrat nuk do të japë asnjë votë për Reformën Zgjedhore, sa kohë që nuk do të ketë një ndryshim të sistemit, që sipas tij duhet të jetë me lista të hapura, ku qytetarët nuk do të votojnë listat e kryetarëve.

“Për korrigjim zonja Hajdari nuk firmosi asnjë gjë dje, se nuk është pjesë e marrëveshjes politike. Dje u pa ditën për diell se tre partitë e mëdha PS, PD dhe LSI, vazhdojnë një marrëveshje të nisur në 2017-tën. Populli voton listat e mbyllura që dalin nga poshtë tavolinave, por duan apo nuk duan ata sistemi do të ndryshojë.

Sot që flasim jemi të gatshëm që të pranojmë propozimet e PD-së dhe të LSI-së me kushtin e vetëm që është ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Votat tona do të jenë pro Reformës Zgjedhore vetëm në rast se do të ndryshohet sistemi zgjedhor, Mazhoranca nuk i ka votat që të ndryshojë Kodin, është i panegociueshëm ndryshimi i sistemit gjedhor.

Ne e dimë shumë mirë që këtu janë përbetuar njerëz, dhe kanë thënë që do të kalohet mbiu trupin tonë, dhe më pas i kanë ndryshuar fjalët e tyre. Janë ndërkombëtarët ata që kanë kërkuar ndryshimin e sistemit”, deklaroi Valteri në fjalën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here